Rama telefonatë me Mitsotakis, media greke: Në fokus hapja graduale mes vendeve

Shpërndaje

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një bisedë telefonike me homologun grek Kiriakos Mitsotakis, teksa në fokus të bisedës ka qenë situata me koronavirusin.

Media greke ka zbardhur disa detaje në lidhje me bisedën mes dy kryeministrave. Media greke vë në dukje se kryeministrat kanë folur për hapat që do ndërmerren për hapjen graduale të dy vendeve dhe për masat lehtësuese që mund të ndërmerren në shkëmbimet bilaterale. Në bisedë kryeministrat e Shqipërisë e Greqisë kanë folur po ashtu dhe për mundësinë e rivendosjes së lidhjeve mes dy vendeve, në kushtet kur tashmë janë pezulluar lidhjet rrugore, detare e ajrore.