Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Një tërmet me intensitet prej tre shkallëve sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë 43 minuta pas mesnatës, 71 km në jug-perëndim të Shkupit.

Rrjeti telemetrik sizmik i Republikës së Maqedonisë së Veriut me stacione në Shkup, Valandovo, Ohër, Shtip dhe Pehçevë me datë 20.04.2020 në orën 00:43, regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit ishte 71 km në jug-perëndim të Shkupit në Rostushë me origjinë nga epiqendra Tetovë-Gostivar.

Tërmeti u ndje edhe në pjesën jugperëndimore të vendit me një intensitet prej III-IV gradë sipas shkallës evropiane makroseizmik.