Reisi Ef.Rexhepi: Nëse shteti nuk ndanë edhe për ne ndihma, do t’i pezullojmë thirrjet për mbrojtje nga pandemia

Shpërndaje

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman ef. Rexhepi, ka dërguar paralajmërim deri tek zv.kryeministri Bujar Osmani dhe Qeveria se do t’i tërheqin thirrjet për mbrojtje nga pandemia nëse BFI-së nuk i ofrohet asnjë lloj ndihme nga shteti, transmeton Zhurnal.

Ai në një emision debatues “Shkëndijat e udhëzimit”, ka thënë se kanë dërguar mesazh deri tek Osmani si koordinues i shtabeve të krizës, t’u ndajë edhe BFI-së një pjesë nga ndihma, por se deri tani siç thotë Rexhepi, nuk ka asnjë përgjigje.

“Do t’i përkujtoj edhe me një shkresë tjetër, sepse mos dhashtë Zoti që ne të hjekim dorë, t’i pezullojmë vendimet tona, nuk ka forcë që mund ta luftojë epideminë, ju garantoj”, ka deklaruar ef. Rexhepi.

Ashtu edhe siç ka pohuar ef. Rexhepi, deri tani Qeveria nuk ka paraparë asnjë ndihmë finansiare për bashkësitë fetare në Maqedoni, edhe pse edhe ato janë të prekur nga pandemia e korona virusit.