Rexhep Selimi: LDK-ja e ka në mendje një ‘corona-koalicon; me Thaçin dhe partitë tjera

Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se LDK-ja nuk është e shqetësuar për gjendjen e krijuar nga COVID-19 por, në luftën kundër Qeverisë Kurti.

Këtë deklaratë Selimi e dha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nga e cila nuk u arrit që tri nisma legjisative të procedohen në qeveri për mendim.

LDK-ja e kishte kundërshtuar këtë, pasi sipas tyre qeveria në detyrë nuk mund të jap mendime për ligje. Njëri projektligj, ishte propozuar nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, e që kishte të bënte me parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë.

“LDK-ja është e përqendruar në luftën kundër qeverisë. Që qeverisë jo vetëm t’ia pamundësojë qeverisjen por edhe ndihmën që qeveria poa ua ofron qytetarëve. LDK-ja e ka mnejen për një bashkëpunim me Thacin për të krijuar në forma kundër kushtetuese qeverisje të reja, koalicione të reja që i ka proklamuar së fundi”, tha Rexhep Selimi.

Ai tha se LDK në mendja e ka një “corona-koalicion” që po e paramendon ta bëjë me presidentin Thaçi dhe disa parti të tjera.