Rinia e BESËS shpërndan maska falas edhe në Strugë (Foto)

Shpërndaje

Aktivistë të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, së bashku me përfaqësues të Forumit të Gruas, sot në qytetin e Strugës, kanë shpërndarë maska mbrojtëse falas, si preventivë kundër pandemisë COVID-19. Rekomandimet e fundit nga ana e qeverisë janë që secili qytetarë të mbajë maskë dhe nëpërmjet këtij aksioni simbolik, Lëvizja BESA rikujton edhe njëherë se shëndeti i qytetarëve është në radhë të parë dhe gjithësecili nga ne, duhet të kujdesemi për të ruajtur atë.

#RespektoniRekomandimet
#MbaniMaska

Deklarata për mediumet e përfaqësueses së Forumit të Gruas të Lëvizjes BESA, Bleta Ziba.

“Aktiviteti jonë filloj në Tetovë duke vazhduar në Kumanovë, Likovë, Shkup, Gostivar, Vrapçisht dhe sot gjithashtu edhe ne në Strugë e vazhduam inciavtiven senzibilizuese e marrë nga Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas të Lëvizjes BESA. Duke shpërndar falas një sasi simbolike të maskave për qytetarët për mbrojtjen nga Covid 19. Ju bëjmë apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve, të mos lëvizin pa maskë sepse vetëm kështu do mund ta parandalojmë dhe ta fitojmë betejën kundë kësaj pandemie. Duke u kujdesur, duke mbajtur distancën dhe duke respektuar rekomandimet do e mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve”.

Lëvizja BESA
30.04.2020