Rita Ora i bashkohet nismës “Një kafe si flutur”: Rrini në shtëpi. Ju dua (Video)

Shpërndaje

Këngëtarja Rita Ora i është bashkuar luftës ndaj koronavirus në Kosovë. Fushata “Një kafe si flutur”, ka dy objektiva kryesore: Ngritjen e fondeve me të cilat do të mbështeten institucionet shëndetësore me pajisje dhe materiale të nevojshme për ta luftuar Covid-19, si dhe shpërndarjen e informatave dhe këshillave nga burime të sigurta tek qytetarët në mënyrë që të ngritet vetëdija se si ta ndalojmë shpërndarjen e coronavirusit.

Këngëtarja e cila tashmë është edhe një aplikante e vullnetarëve për Shërbimin e Shëndetit Kombëtar në Angli, u ka dërguar një video-mesazh sensibilizues të gjithë shqiptarëve të saj, përmes fushatës “Një kafe si flutur”.

“Përshëndetje gjithësecilit, jam Rita Ora dhe kam një mesazh të rëndësishëm për ju. “Një kafe si flutur” është një iniciativë për të rritur fondet për të ndihmuar rastet me coronavirus në Kosovë. Mos dilni jashtë për një kafe, rrini në shtëpi dhe ndihoni rastet me coronavirus në Kosovë. Një kafe si flutur. Të dua”.

KLIKO VIDEO