Rita Ora pjesë e koncertit “One World: Togethet At Home”, interpreton “I Will Never Let You Down”

Shpërndaje

Në mesin e shumë personazheve të famshme botërore, e pranishme në koncertin virtual të Lady Gagas ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.Artistja, e cila shquhet për vokalin e saj, ka interpretuar këngën “I Will Never Let You Down”.Ajo fillimisht ka përshëndetur të gjithë dhe është shprehur tejet e lumtur që është pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore.

“Përshendetje unë jam Rita Ora. Unë jam tejet e lumtur që jam pjesë e kësaj me të gjithë ju. Shpresoj që të gjithë jeni të sigurt. Faleminderit që më zgjodhët mua”, ka thënë Ora.Ndërkohë, një pjesë të performancës Rita e ka ndarë edhe me fansat në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.“Një natë e veçantë duke performuar I will never let you down për ‘One World: TogethetAtHome’. Na ndihmoni të festojmë për punonjësit e kujdesit shëndetësor përmes link-ut tim”, ka shkruar ndër tjerash 29-vjeçarja.

Qëllimi i këtij koncerti ishte mbledhja e të hollave për fondacionin, “Solidarity Response Fund”, si dhe organizata tjera lokale apo regjionale të cilat po i ndihmojnë personat në nevojë gjatë kësaj pandemie të coronavirusit.Gjithashtu, ndër qëllimet kryesore ishte edhe nderimi dhe përkrahja e punëtorëve shëndetësorë të cilët po i rrezikojnë jetët e tyre për t’i shpëtuar të tjerët.