RMV, largohet ndalesa, prej sot mund të lëvizni lirshëm në pyje

Shpërndaje

Prej sot hiqet ndalesa për lëvizje në pyje dhe në tokë pyjore në Maqedoni të Veriut.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, me kërkesë të NP “Pyjet nacionale” e shfuqizoi ndalesën për lëvizje në pyje dhe sipërfaqe pyjore me të cilat ekonomizon NP “Pyjet nacionale”, e sjellë më 16 prill 2020.

NP “Pyjet nacionale” do të vazhdojë ta ndjekë gjendjen me pyjet dhe lëvizjen e qytetarëve. Nëse vlerësohet se sërish janë krijuar kushte për rrezik nga zjarret pyjore, ndalesa do të vendoset sërish.

Me këtë rast MBPEU bën thirrje që qytetarët të sillen me përgjegjësi derisa lëvizin nëpër pyje, të kujdesen për natyrën, të mos hedhin materie djegëse me çka do të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit jetësor.