Rreth 4 milionë euro kursehen nga shkurtimi i rrogave të funksionarëve shtetëror

Shpërndaje

Mbi 4 milionë euro kursehen nga buxheti me shkurtimin e rrogave të funksionarëve shtetëror. Kjo masë është sjellë nga Qeveria në kuadër të situatës për menaxhimin me pandeminë në planin ekonomik dhe financiar.

Të gjithë funksionarët që marrin rroga të majme prej një mijë e më lartë për muajt prill dhe maj do të marrin vetëm nga 14.500 denarë, aq sa është rroga minimale.

Në këtë kategori bëjnë pjesë presidenti i vendit, kryeparlamentari, kryetarët e komunave, ministrat, deputetët, gjykatësit, prokurorët, drejtorët dhe të gjithë personat e tjerë të zgjedhur dhe emëruar në sektorin publik. Këtë dekret me fuqi ligjore e ka sjellur Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me çka nëpërmjet një komunikate njoftojnë se bëhet fjalë për 1.165 funksionarë dhe 895 drejtorë, nga ulja e pagave të të cilëve do të kursehen 240 milion denarë për dy muaj.