Sallata jeshile vret deri në 59 për qind të qelizave të leucemisë

Shpërndaje

Dr Anila Kalleshi, dietologe klinike

Ja dhe një arsye më shumë për të ngrënë sallatë jeshile çdo ditë.

Hulumtuesit shkencorë kanë treguar se komponimet në sallatën jeshile kanë vrarë deri në 59% të qelizave të leuçemisë njerëzore në një tub testues.

Studiuesit vunë në dukje se një person që ha 3 kilogramë sallatë jeshile në javë mund të arrijë nivelet e kërkuara në gjakun e tyre për t`i eliminuar 50% të këtyre qelizave të leucemisë.

Ndërkaq kjo mund të duket shumë, mos harroni se është shumë më e vështirë të zhdukni qelizat kanceroze të krijuara dhe agresive sesa të parandaloni kancerin në radhë të parë.

Dhe në të vërtetë nivelet normale të konsumimit të sallatës jeshile kanë qenë të lidhura me rrezikun e zvogëluar të kancerit në disa studime: 30% më pak kancer gjiri, 60% më pak kancer të mushkërive, 70% më pak kancer të zorrës së trashë dhe 18% më pak kanceri i stomakut (në doz: 3-4 vakte javore) dhe 40-50% më pak Limfoma (doza: 5-7 vakte javore).

Shtrohet pyetja si mund të jetë efekti kaq i fuqishëm i një perimeje me gjethe jeshile?

Sallata jeshile është e pasur me komponimet në luftën kundër kancerit, si: acidi klorogjenik, acidi kafeik, lutein, zeaksantin dhe disa fitosterole të fuqishme.

Ajo gjithashtu përmban acidin e cikorik- e njëjta stimulues imunitar që gjendet në bimën Echinacea.

Të gjithë këto na japin më shumë arsye të mendoni për të përfshirë këtë perim me gjethe jeshile me shumë pakkalori në vaktin tuaj të ardhshëm.