“Sami Lushtaku mori 1 milionë e 400 mijë marka të mërgimtarëve në Drenas në ora 5 të mëngjesit “, ja kush e thotë!

Shpërndaje

Avokati Gazmend Halilaj para se ta kërcënonte Sami Lushtaku, përmes një statusi në Facebook kishte drejtuar akuza të rënda ndaj ish- komandantit të UÇK-së.

Halilaj kishte shkruar se ai ishte prezent kur u morën 1 milion e 400 mijë euro, dhe më nuk dihet se ku përfunduan.

Ky është statusi i plotë i Halilajt:

SAMI LUSHTAKU ndihmat që i dha, ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK-në, që i mori në Tërdec të Drenasit në ora 05:00 të mëngjesit në Qershor të vitit 1999 me Jeset Lushtakun, e që ato para më nuk është ditur nga kanë shkuar…!?

Është trishtuese kur një politikan shqiptar që ka qenë tërë këto 20-të vite në pushtet e që nuk ka lënë asgjë pa privatizuar e rrjedhimisht përvetësuar gjithçka publike në vendin tonë, të kritikojë e akuzojë një anëtar të familjes Jashari se nuk paska punuar për Skënderajn.

Unë isha vet dëshmitar Sami Lushtaku, kur ju i morët ato para, por nuk e di nga shkuan. Edhe një gjë tjetër e di, që UÇK-ja kishte mbetur pa armë jo përse nuk kishte kontribut nga mërgimtarët tanë, por që nuk dihej nga kishin shkuar ato para.

Mos e luani rolin e bëmirësit kur që 20 vite që qeverisët me vendin, i përvetësuat ato të mira publike. Nuk e di si keni fytyrë të dilni të tentoni të bëheni “HalilKastrat”, kur jeni bërë multimilioner me para të taksave të atyre qytetarëve të varfër të këtij vendi.

Duhet të jepni llogari se ku i dëguat 1 milion e 400 mijë marka gjermane, kur i morët nga shtëpia ime më 1999 në 05:00 të mëngjesit..???

Kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte mungesë armatimi, paratë dërgoheshin nga mërgimtarët tanë, por ju nuk e di nga i dërguat..?

Se sa i përketë padrejtësive që i shkaktove këtij populli me përvetësimet që ja bëre nëpër tendera, nuk mund t’i numërojmë.

Bekim Jashari nuk e kundërshtoi bëmirësin, e kundërshtojë shkeljen e krenarisë dhe dinjitetit të qytetarëve që ai i qeverisë. Kundërshtoi emrin e partisë në situatat më të vështira që gjenden qytetarët e këtij vendi, që ishin në gjendje të mjerueshme para përhapjes së Koronavirusit nga KoronaLushtakët e instaluar nëpër gjithë institucionet dhe gjithë ndërmarrjet publike në vend, që marrin paga të majme nga ata qytetarë, e që dhënë tëndera për kompanitë e juaja.

Shihemi në Gjykatë.