“Sami Lushtaku shfrytëzon situata emergjente me logo të partisë”, reagon Bekim Jashari: E dhimbshme! (Foto)

Shpërndaje

Sami Lushtaku, kryetar i PDK-së në Skenderaj ka publikuar disa fotografi duke shpërndarë pako ushqimore për familjet skamnore në këtë Komunë, por i mënjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetarit i Komunës Skendaraj, Bekim Hamëz Jasharit i cili këtë gjest e ka quajtur “E dhimshme”, të shfrytëzohet situata emergjente, të ndihmohen qytetarët duke u thirrë në emër të partisë, për poena politik është e ulët, e dhimbshme dhe jo njerëzore, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë i Bekim Hamëz Jasharit në facebook:

E dhimbshme!

Të shfrytëzohet situata emergjente, të ndihmohen qytetarët duke u thirrë në emër të partisë, për poena politik është e ulët, e dhimbshme dhe jo njerëzore.
Kjo është e pafalshme dhe këtë nuk e merituan qytetarët e komunës që unë udhëheqë.

Sami Lushtaku, kryetar i PDK-së në Skenderaj ka publikuar disa fotografi duke shpërndarë pako ushqimore për familjes skamnore në këtë Komunë. Lushtaku me rastin e shpërndarjes së këtyre ndihmave shihet se nuk respekton asnjë masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Virusit COVID-19.Në fotografitë që ka shpërndarë vet Lushtaku, shihet se pakot ushqimore të cilat ai bashkë më disa vartës të tij i ka shpërndarë mbajnë logon e Partisë Demokratike të Kosovës – PDK.

Më poshtë ju sjellim edhe disa fotografi nga vet Sami Lushtaku duke shpërndarë pako ushqimore me logon e partisë në ‘ball’ të pakos: