Sela: Le të jetë pikërisht ky muaj dëshmitar i durimit dhe përkushtimit tonë për të mirën e përgjithshme

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela me rastin e fillimit të Muajit të të shenjtë të Ramazanit besimtarëve mysalimanë u uron shëndet dhe begati në familjet e tyre.

“E di se do të jetë vështirë për të gjithë ne, ta përjetojmë muajin e shenjtë të Ramazanit ndryshe nga herët tjera, më të kufizuar. Por, le të jetë pikërisht ky muaj dëshmitar i durimit dhe përkushtimit tonë për të mirën e përgjithshme. Qofshin këto dy atribute përcjellës të karakterit të gjithsecilit në çdo kohë! Po hyjmë në këtë muaj të shenjtë me shpresë që të dalim nga i njëjti më të mirë, më të kuptueshëm dhe human”, potencon Sela në urim.