Sela: Të bëhen testime masive per Covid19, nga një anëtar i çdo familjeje!

Shpërndaje

Ziadin Sela në emisionin “200” në Alsat-M me Nazim Rashidin lidhur me situatën e krijuar me padneminë,ka thënë: gjëja më e mirë që mundë të bëhet në këtë situatë të luftës kundër koronavirusit është testimi masiv i popullatës, kjo mund të bëhet në dy faza,në fazën e parë duhet testuar s’paku nga një antarë në çdo familje me anë të testimit të shpejtë dhe në ato raste ku kemi test pozitivë atëherë të kalohet në fazën e dytë ku në ato raste ku kemi test pozitiv të bëhet testim për gjithë familjen dhe të izolohen, vetëm kështu do kemi një pasqyrë të qartë mbi shtrirje dhe numrin e të infektuarve.

Vetëm kështu mundë të jemi të sigurtë,duke e vënë në kontrollë situatën mund të fitojmë luftën me coronavirusin, tha Ziadin Sela lidhur me mënyrën e menaxhimit të situatës lidhur me luftimin e pandemisë nga ana e organeve kompetente.

Gjthashtu Sela, tha se Qeveria duhet të bëjë kujdes me informimin rreth masave të reja, që të mos shkaktojë efekti i të kundër, duke përmendur këtu shpalljen e orës policorë në Kumanovë, vetëm 5 orë para se e njëjta të zbatohej. Sela tha se vala e dytë e virusit do të shfaqet atëherë kur qytetarët t’i kthehen jetës normale. Sipas tij, lehtësimi i masave nuk do ta kthejë situatën në normalitet. Rreziku, sipas tij, ekziston nga vala e dytë e virusit, që pritet të ndodhë atëherë kur qytetarët do të rikthehen në rutinën e tyre të mëhershme. Sela thotë se duhet të bëhen testime masive për të pasur një pasqyrë më të qartë të gjendjes në vendin tonë.

Sela, akuzoi se shtabi i krizave po keqpërdoret politikisht, pasi sipas tij eksponent të caktuar veprojnë duke pasur në mendje zgjedhjet e parakohshme, me qëllim që kur kjo situatë të kalojë, të përvetësojnë ndonjë votë më shumë. Zgjedhjet, thotë ai, duhet të harrohen në rrethana të tilla, dhe në qendër të vëmendjes të jetë vetëm shëndeti dhe e mira e qytetarëve. Ai flet edhe për masat ekonomike të Qeverisë, dhe thekson se nuk mjaftojnë konferencat për mediat, por se duhet të bëhen kontrolle në terren që të mos rriten çmimet e produkteve.