SHKAQET DHE PASOJAT E KATASTROFAVE GLOBALE

Shpërndaje

Shumë dete dhe oqeane do të turbullojë politika, derisa të kullohen lumenjtë e helmit nga propaganda, me përhapjen e pandemisë së koronavirusit Covid-19

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Përderisa shkenca merret me shkaqet, ndërsa politika me pasojat, ky është një gabim thelbësor që duhet të evitohet.

Shkenca gjithmonë është fokusuar në përballjen me katastrofat, duke i luftuar shkaqet e paraqitjes së tyre, ndërsa politika, për qëllime dhe interesa të veta, nuk është e vetëdijshme se lufton me mullinjtë e erës përderisa vihet në kundërshtim me parimet dhe të arriturat shkencore.

Shumë dete dhe oqeane do të turbullojë politika, derisa të kullohen lumenjtë e helmit, edhe në pandeminë e virusit Covid-19.

Përderisa politika dhe shkenca, kudo në bot nuk kanë qëndrime të përbashkëta ndaj pandemisë së koronavirusit, hutia dhe dyshimet i traumatizojnë qytetarët dhe ua vr*asin besimin e shpresën.

Asnjëherë njerëzimi në historinë e tij nuk ka qenë përballë ndonjë dileme të këtillë, siç është vënë sot me pandeminë e koronavirusit Covid-19.

Pse ngrihet gjithë ky pluhur nga politika dhe mediet vetëm në lidhje me pasojat nga koronavirusi, ndërsa gati aspak nuk flitet për shkaqet që kanë sjellë deri te kjo katastrofë, të vihet në pikëpyetje e ardhmja e njerëzimit?!

Do të ishte mirë dhe e dobishme të gjithë të përqendrohen në evitimin e shkaqeve, jo vetëm në luftimin e pasojave.

1. Investimet e pakta në shkencat humane dhe sistemet arsimore, në mjekësi dhe sistemet shëndetësore;

2. Zhvillimi i pakontrolluar i teknikës dhe teknologjisë, sidomos i teknologjisë ushtarake dhe eksperimentale në fushën e gjenetikës;

3. Dehumanizimi i shoqërisë, propaganda në interes të politikës dhe bizneseve;

4. Pretendimet për vënien nën kontroll të qeverive të shteteve nga një qendër e vetme globale e kontrollit dhe qeverisjes;

5. Përdorimi i pakontrolluar i armëve biologjike, kimike, meteorologjike dhe armëve të tjera të sofistikuara kundër qenies njerëzore;

6. Shkatërrimi i natyrës dhe ndotja e pakontrolluar e mjedisit jetësor;

7. Përhapja e luftërave dhe përdorimi i armëve me municione me përmbajtje radioaktive;

8. Përhapja e sëmundjeve, epidemive dhe infeksioneve për shkak të varfërisë ekstreme në disa vende të botës dhe kushteve të rënda të jetesës në mbi gjysmën e banorëve të planetit;

9. Krijimi i shtresave dhe grupeve shoqërore të dëshpëruara, dehumanizuara, si dhe të manipuluara për interesa politike dhe biznesi, që çojnë në pesimizëm të thellë dhe depresion, të cilave “ndihmë” dhe ngushëllim u ofrojnë vetëm mafia dhe bandat kriminale në shumicën e vendeve të botës, me përdorimin e drogave (edhe sintetike e vde*kjeprurëse), duke përhapur prostitucionin, me këtë dhe infektimet, epidemitë dhe sëmundjet e pashërueshme;

si dhe veprime të tjera johumane ndaj njerëzimit, të lënë në llumin e fatkeqësive dhe para zgjidhjeve nga më të gabueshmet e të frikshmet, për shkatërrimin e vetes dhe të tjerëve, si: dh*una, vetëvr*asjet, krimi i organizuar dhe terrorizmi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, sigurisht që e çojnë njerëzimin në drejtim të gabuar, ndërsa botën në greminë e shkatërrim të pashmangshëm, nëse njerëzimi nuk reflekton në kohë dhe nuk ndërmerr masa kundër këtij kaosi global, me kërcënime për zhdukjen e qenies njerëzore dhe të planetit tonë.

(15.IV.2020)