Shpërthen zjarri i madh në një market në Përshevc të Tetovës (Foto)

Shpërndaje

Para pak çastesh marketin Kiper në Përshevc të Komunës së Tearcës-Tetovë, e ka kapluar zjarri madh, njofton ALBAZONE MEDIA.

Nuk ka ende informacionet zyrtare se si erdhi deri tek shpërthimi i zjarrit dhe sa është dëmi, por nga fotografitë e më poshtme të siguruara nga ALBAZONE MEDIA, shihet se zjarri ka shpërthyer në pjesën e pasme të marktetit.

Njësiti i zjarrfikëseve janë në vendin e ngjarjes ku mundohen ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

ALBAZONE MEDIA në orët në vazhdim do t’iu informojë më shumë për rastin në fjalë.