Shqiptari nga ballkoni i hotelit: “Qeveria na ka sjellë dokumenta veç në gjuhën maqedone, ku është gjuha SHQIPE?!”

Shpërndaje

Sipas një dëshmitari (i njohur për redaksinë) sot pasdite po ndodhë dramë e vërtet në Hotel Drin në Strugë ku janë vendosur një numër i madh i mërgimtarëve tanë të kthyer me çarter fluturim nga Wiena e Austrisë, njofton ALBAZONE MEDIA.

Sipas tyre, sot u janë dorëzuar disa formularë për ti plotësuar e që kanë të bëjnë me pagesën e fluturimit dhe deklarata për vetizolim.

Sipas dëshmitarit, kjo përveç që përbën një shkelje të ligjit për përdorimin e gjuhëve ai thotë se nuk e njeh gjuhën maqedonase dhe nuk e kupton se çka shkruan në ato dokumente.

Lutfi Rramani thotë: Nuk e kuptojë gjuhën maqedone, dhe nuk mundë të nënshkruaj diçka që nuk e kuptoj se çka shkruan, ju kemi kërku policëve që naj kan sjellë dokumentat që të njejtat të na sjellin në gjuhën shqipe, por askush sna ka dhënë asnjë përgjigje, kërkoj nga Qeveria, nga shteti që mos të shkelë ligjin dhe të na sjellin formularët në gjuhën shqipe.

Ndryshe, shumë nga mërgimtarët tanë janë kthyer me çarter fluturime të organizuara nga Sekretariati gjeneral i Qeverisë, fluturime të cilat duhen ti paguajnë vetë mërgimtarët, por shumica prej tyre edhe janë ankuar për kushte shumë të këqija në karantinën shtetërore./ALBAZONE MEDIA/