SKANDALOZE: Tabela 100% ‘maqedonisht’ në mes të fshatit shqiptar në Strimnicë-Zhelinë (Foto)

Shpërndaje

Para pak çastesh një grup qytetarësh të f.Strimnicë të Komunës së Zhelinës, ishin revoltuar me pushtetin aktual, ku në mes të fshatit kanë sjellur një tabelë ku edhe siç shihet në fotografi, tabela nuk ka asnjë shkronjë shqip dhe mbishkrimi në të është 100% maqedonisht, njofton ALBAZONE MEDIA.

Qytetarët e revoltuar ishin mbledhur në vendin e ngjarjes dhe kërkuan nga portali jonë që këtë veprim të shtetit për të ‘gjithë’ të publikohet në media dhe pushteti të sheh se a respektohet gjuha shqipe nga disa intitucione.

Ia rikujtojmë pushtetit qendror e sidomos partisë në pushtet BDI-së e cila ndryshe flet e ndryshe vepron, duke i lodhur qytetarët me thënien e famshme të tyre ” U tha u bë”.

Ndryshe tabela është sjell për të treguar se janë duke punuar për rregullimin e rrugës në fshat, ku ky projekt finansohet nga Agjencioni për financim dhe përkrahje në bujqësi dhe zhvillim rural pranë Ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me Komunën e Zhelinës.

Sipas disa të dhënave tabelën e kanë sjellë nga drejtoria pranë Ministrisë së Bujqësisë.

Reagimi i qytetarëve: Nuk jemi kundër së është gjuha maqedone, por pse nuk figuron gjuha shqipe askundi as edhe një shkronjë nuk ka, ku fshati jonë është 100% me shqiptar, ‘TURP’ për pushtetin, gjuha shqipe thonë me ligj duhet të përdoret në të gjithë territorin e RMV-së, por gjuha shqipe nuk respektohet as edhe në vendet me 100% shqiptarë, thunë mes tjerash qytetarët të cilët ishin mbledhur sot para tabelës.

Ja çka u bë sot në Strimnicën me 100% shqiptar./ALBAZONE MEDIA/

Më poshtë ju sjellim edhe fotografinë e tabelës.