Sot janë ngritur padi për sul.met ndaj gazetarëve që ndodhën më 27 prill

Shpërndaje

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kujton se më 27 prill, tre vjet më parë, u zhvillua “E enjtja e përgjakshme”, ku një grup i madh i përkrahësve të nismës “Për Maqedoni të Përbashkët” hynë në Kuvendin e Maqedonisë, duke sul*muar gazetarët, kameramanët, deputetët dhe zyrtarë të tjerë.

Në emër të shënimit të kësaj dite të zezë për demokracinë dhe avokimit për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve, një grup gazetarësh të ndihmuar nga SHGM përmes zyrës së avokatisë Medarski sot ka paraqitur padi. Paditë kundër shtetit u paraqiten për të përcaktuar shkeljen e së drejtës së lirisë së shprehjes dhe për të kompensuar dëmin jopasuror. Këto padi vijnë pas thirrjes së SHGM-së me qëllim për të ofruar ndihmë juridike për gazetarët dhe punonjësit mediatik që u sul*muan ose pajisjet e tyre u shkatërruan në Kuvend gjatë asaj ngjarjeje.

Ju kujtojmë se Prokuroria Themelore Publike u vu në mbrojtje të disa politikanëve dhe kundër disa sul*muesve të tyre u morën masa sipas detyrës zyrtare, që rezultuan me dënime me burg nga gjykata. Përkundër faktit se një grup gazetarësh më parë dhanë deklarata në Prokurorinë Publike për ngjarjet e 27 Prillit, ku pati raste të dhu*nës fizike, për fat të keq ende nuk ka asnjë procedurë ligjore kundër dhu*nuesve palë e dëmtuar janë gazetarët. Prandaj, në kushte kur ekzistojnë standarde të dyfishta për gazetarët dhe kur shteti nuk i mbron kolegët tanë, ata detyrohen të kërkojnë drejtësi përmes padive private.

SHGM dëshiron t’i inkurajojë të gjithë gazetarët të ngrenë zërin kundër sul*meve dhe presioneve ndaj të cilëve janë apo kanë qenë të ekspozuar, dhe kështu të dërgojë mesazh për publikun dhe institucionet se më nuk do të heshtin. Gjithashtu, procedurat gjyqësore do të rrisin presionin ndaj institucioneve për të ndëshkuar sul*muesit, duke parandaluar përsëritjen e sul*meve të tilla në të ardhmen.