Spasovski me apel për festën e Pashkëve: Të qëndrojmë në shtëpi, të luftojmë koronën

Shpërndaje

Kryeministri Oliver Spasovski gjatë qëndrimit të tij në Kumanovë apeloi deri tek të gjithë qytetarët që në prag të festës së pashkëve dhe gjatë festës të qëndrojnë në shtëpi që të mund më lehtë të përballemi me koronavirusin.

Ndërkohë i pyetur për mundësin e masave për Kumanovën, ngjashëm me ato të Dibrës, Spasovski thas e çdo masë që do të vlerësohet e dobishme për qytetarët dhe që të jepet nga epidemiologët dhe ekspertët, nuk përjashton mundësinë që do të aprovohet.

“Unë t’ju them të drejtën nuk jam shumë ithtar i bllokadave të tilla të ashpra, sepse krahasimi mes Dibrës dhe Kumanovës me 9 mijë banorë dhe 120 mijë banorë nuk është njësoj. Por do të bisedojmë edhe për këtë çështje do të shqyrtohet edhe kjo mundësi, në rastë se kjo është masa për të cilën do të përcaktohen edhe epidemiologët dhe ekspertët, atëherë do ta sjellim edhe atë vendim me qëllim që të mbrojmë qytetarët”, u shpreh Spasovski.