Spasovski: Qeveria dhe sindikatat definuan propozime për zbatimin e mbështetjes financiare për rrogat

Shpërndaje

Qeveria dhe organizatat sindikatale kanë përcaktuar propozime që janë bazë e mirë për zgjidhje për zbatimin e
mbështetjes financiare për pagat e punëtorëve dhe për ruajtjen e vendeve të punës, publikoi sot në Fejsbuk, kryeministri Oliver Spasovski. “Sot pata një takim konstruktiv me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatat
civile për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, në të cilën u diskutua për dekretin për mbështetjen qeveritare financiare për pagesën e pagave të punëtorëve dhe për shpëtimin e vendeve të punës dhe u arrit një pajtueshmëri
e përbashkët që në të ardhmen do të vazhdojë dhe do të intensifikohet dialogu ekonomik dhe social me të gjithë partnerët lidhur me vendimet e ardhshme të ndërlidhura me parandalimin e pasojave ekonomike nga kriza, theksoi
Spasovski në postimin në Fejsbuk. Qeveria paraprakisht komunikoi sot se së bashku me organizatat sindikale kanë definuar propozime që janë bazë e mirë për zbatimin e mbështetjes financiare për pagat e punëtorëve dhe ruajtjen e vendeve të punës.

Sipas një komunikate të Qeverisë, sot është mbajtur një takim i kryesuar nga kryeministri Oliver Spasovski dhe në të cilën së bashku me zëvendëskryeministren për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, me ministren e Financave, Nina Angellovska dhe me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, zëvendësministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministren plotësuese të Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijelj realizuan një dialog me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatave civile për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, në të cilën u diskutua dekreti për mbështetjen financiare të qeverisë për pagesën e pagave të punëtorëve dhe për shpëtimin e vendeve të punës.

“Në takimin, në të cilin u diskutua në mënyrë konstruktive me qëllim të tejkalimit të dallimeve që shkaktuan keqkuptim, u konstatua bashkërisht se janë definuar propozimet që janë bazë e mirë për një zgjidhje në drejtim të
mbrojtjes së vendeve të punës, eliminimin e mundësive për largimin e punëtorëve në kushte të krizës ekonomiko- shëndetësore nga koronavirusi dhe në të njëjtën kohë zgjidhje që do të jetë nxitje që kompanitë ta përdorin
ndihmën shtetërore”, theksuan nga Qeveria.

Në takimin konstruktiv, siç theksuan, u arrit një pajtueshmëri e përbashkët që në të ardhmen do të vazhdojnë dhe intensifikohet dialogu ekonomik dhe social me të gjithë partnerët në lidhje me vendimet e ardhshme të ndërlidhura me parandalimin e pasojave ekonomike nga kriza. Përfaqësuesit e qeverisë dhe të shoqërisë civile janë angazhuar për zgjidhjen sa më shpejt të çështjeve të hapura, në afat sa në të shpejtë të mundur, me qëllim të zbatimit të masës për mbrojtjen e vendeve të punës dhe për pagesën e rregullt në kushte krize.