Sveçla viziton disa fshatra të Zveçanit, u premton përkrahje banorëve

Shpërndaje

Ushtruesi i detyrës së ministrit në ministrinë Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë vizituar disa fshatra të Komunës së Zveçanit.

Sveçla ka biseduar me banorët e kësaj ane, të cilët i ka siguruar për përkrahjen e të gjitha institucioneve të Kosovës për këto fshatra, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar, pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të vendit, përcjell ALBAZONE MEDIA.

“Shpërndarja e disa pakove ushqimore dhe higjienike, të siguruara nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës, u bë edhe për banorët e fshatit Boletin të Zveçanit, për të vazhduar më tej edhe në dy fshatra tjera”.