Taravari për 27 prillin: Organizatorët në liri, ndërsa Feta Alimi i bur.gosur

Shpërndaje

Në tre vjetorin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët shpreh keqardhje se një pjesë e organizatorëve të dhu*nës makabre shëtisin lirshëm ndërsa një pjesë janë bërë pjesë e pushtetit.

Sipas kësaj partie ka edhe të atillë si Feta Alimi që mbahet padrejtësisht në bu*rg, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp tha se “dëshirojnë që kjo datë të kujtohet si dita kur Ziadin Sela u vu në ballë të betejsë që vendi të bëhet pjesë e NATO-s”.

“Ishte i vetmi kryetar i ndonjë partie shqiptare që mori pjesë në betejën historike të kësaj date të 2017-ës, kur u rrëzua një regjim që e mbylli dhe izoloi totalisht mbi 10 vjet RMV-në, një regjim i përbërë nga binomi BDI – VMRO. Sigurisht që nuk duam të kujtojmë dhu*nën makabre që u ushtrua mbi trupin e tij, por sot duam që kjo datë të kujtohet nga të gjithë si dita kur Ziadin Sela u vu në ballë të betejës që vendi ynë të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së”, deklaroi Arben Taravari.