Thaçi vendos: Mandatarin ia jep partisë që dëshmon se i ka votat në Kuvend

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do t’ia jap mandatin cilësdo parti apo koalicion i cili do t’ia dëshmojë se i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për ta votuar qeverinë, shkruan Insajderi.

Kreu i shtetit, në takimin me të gjithë liderët e partive politike, ka thënë se dhënia e mandatit do të ndodhë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“Si rrjedhoj e gatishmërisë së shprehur nga ju, duke respetuar Kushtetutën, ligjet, unë do t’ia jap mandatarin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se i ka votat në Kuvend”, ka thënë Thaçi, në takim me krerët partiak.

Thaçi me tutje ka shtuar se mandatarin duhet ta propozojë partia apo koalicioni që është i përfaqësuar në Kuvend.

“Propozimi duhet të vije nga partia që do t’i ketë gjasat që i ka numrat dhe do t’i marr votat e nevojshme në Kuvend. Emri i mandatari duhet të propozohet nga partia apo koalicioni i përfaqësuar në Kuvend”, theksoi Thaçi.