Trump: OBSH gaboi për përhapjen e pandemisë COVID-19

Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi të mërkurën Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për minimizimin e kërcënimit të koronavirusit të ri (COVID-19), duke thënë se trupi shëndetësor “gaboi” për përhapjen e pandemisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“OBSH-ja gaboi. Në shumë mënyra, ata e kishin gabim. Ata gjithashtu minimizuan kërcënimin shumë fuqishëm. Jo gjë e mirë”, u tha Trump gazetarëve në një konferencë të task forcës mbi koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se SHBA paguan qindra milionë dollarë çdo vit tek organizata më e madhe shëndetësore dhe kanë qenë 452 milionë dollarë në vitin 2019, ndërsa Kina pagoi 42 milionë dollarë, duke e quajtur atë “jo të drejtë”.

“Mendoj se ata duhet t’i marrin prioritetet e tyre në mënyrë të duhur, dhe prioritetet e tyre janë që çdo vend duhet të trajtohet siç duhet. Nuk duket ashtu, apo?”, tha Trump.

“Pra, ne do të bëjmë një studim, hetim dhe ne do të bëjmë determinim për atë se çka jemi duke bërë” tha ai.

Të martën, Trump kritikoi organizatën se ka qenë e “përqëndruar në Kinë” dhe tha se agjencia e OKB-së e kritikoi atë për pezullimin e fluturimeve nga Kina.

SHBA është kontribuesi më i madh në buxhetin e OBSH-së.

Në mesin e reagimeve nga presidenti i SHBA-ve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbështeti agjencinë shëndetësore, duke thënë se OBSH është në vijat e para duke ndihmuar anëtaret e OKB-së dhe shoqëritë të luftojnë pandeminë COVID-19 me shërbime “konkrete”.

“Besoj se Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të mbështetet, pasi është absolutisht e rëndësishme për përpjekjet e botës për të fituar luftën kundër COVID-19”, tha ai.