Trump për liderin e Koresë së Veriut: E di si është Kim, por nuk mund tani të flasë për këtë

Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se ka pasqyrën e qartë të gjendjes shëndetësore të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, por se aktualisht nuk mund të flasë për këtë, raporton CNN.

“Po, e kam një pasqyrë të qartë, por nuk mund tani të flasë për këtë. I uroj shërim të shpejtë dhe gjitha të mirat”, ka deklaruar Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, derisa është pyetur që të komentoj gjendjen shëndetësore të liderit verikorean, transmeton Telegrafi.

“Do të shohim, sigurisht se do të dëgjoni diçka për këtë në një të ardhme të afërt”, ka shtuar presidenti amerikan.

Kujtojmë që javën e kaluar CNN, pati raportuar se inteligjenca amerikane ka informacione se Kim është në prag të vdekjes pas ndërhyrjes kirurgjikale që e pati, për shkak të problemeve me zemër dhe mbipeshën.

Prej asaj kohe kanë qarkulluar teori të ndryshme për Kim Jong-Un, i cili ka nxitur edhe ma shumë dyshime pasi nuk është shfaqur në publik që nga 11 prilli.