Turqi, një grua 86-vjeçare fiton betejën me COVID-19

Shpërndaje

Një grua 86-vjeçare turke është bërë burim frymëzimi për ata që vuajnë nga koronavirusi i ri (COVID-19), pasi fitoi betejën me këtë virus pavarësisht asaj se vuante nga shumë rrethana kronike shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani, koronavirusi në Turqi ka marrë 501 jetë dhe janë regjistruar pothuajse 24 mijë raste të infektuara, ndërkohë 786 janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitali.

Ndër të shëruarit është edhe Rasmiye Işık, e cila para se të diagnostifikohej me COVID-19 vuante nga problemet e zemrës dhe mushkërive. Mendohet se ajo ka kontraktuar koronavirusin nga djali i saj dhe gruaja e djalit, të cilët më herët ishin në Arabinë Saudite për të kryer Umren.

Çifti u diagnostifikua me koronavirus më 18 mars dhe trajtimi i tyre filloi menjëherë.

Ndërkohë, Işık filloi të kollitet dhe u dërgua në një qendër të kujdesit shëndetësor, ku më 22 mars ajo u testua pozitiv.

Pas një trajtimi të suksesshëm, Işık dhe djali i saj me gruan u lëshuan nga spitali.

“Unë e munda sëmundjen. Jam shumë e lumtur. Allahu i ruajtë të gjithë nga shqetësimet e tilla”, tha Işık.

Ajo u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 66.500 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë. Po ashtu mbi 252 mijë janë shëruar pas trajtimit.