Turqia e ndihmon Kosovën në luftën kundër Koronavirusit Covid-19 (Foto)

Shpërndaje

“Ndihma e Turqisë, tregon solidaritet dhe miqësi në kuadër të luftës që po përballemi, me COVID-19 në Kosovë, por jo vetëm”, tha Ministri Vitia.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka mbërritur sot kontigjenti i parë i mjeteve mbrojtëse profesionale dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Turqisë profesionistët dhe institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës pandemike me COVID-19.

Ky kontingjent ndihmash që sot pasdite ka arritur në Kosovë përmban maska mbrojtëse, dorëza, veshje për personelin shëndetësor, teste dhe, gjithashtu, edhe pajisje si respiratorë, defibrilatorë, puls-oksimetër dhe pajisje të tjera, të cilat do t’i shërbejnë personelit shëndetësor kosovar për t’u ballafaquar me koronavirsin-Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, falënderoi shtetin e Turqisë për ndihmën e dhënë në kuadër të luftimit të sëmundjes COVID-19.

Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: