Vendimi për maturën shtetërore, në fund të muajit

Shpërndaje

Ministri i Arsimit Arbër Ademi ka kërkuar mendimin e institucioneve bashkëpuntore në lidhje me shfuqizimin eventual të maturës shtetërore. Në shqyrtim janë edhe alternativa të tjera, për të cilat ministri Ademi për Alsat thotë se do të merret një vendim në fund të prillit ose në fillim të majit.

Gjatë kësaj jave kam kërkuar edhe mendim nga partnerët tanë, OECD-ja përmes UNICEF-it, se çka mendojnë edhe ata për shfuqizimin eventual të maturës shtetërore për këtë vit shkollor. Cilin do vendim që do ta ndërmarim, të njejtin do ta bazojmë në analiza të thelluara dhe në mendime nga institucionet tjera relevante dhe kredibile me të cilat bashkëpunojmë një kohë të gjatë”-tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Edhe pse anon për këtë, Ademi tha se gjitsej po diskutohen katër opsione rreth realizimit ose zëvendësimit të maturës shtetërore për këtë vit shkollot

Ka më tepër opsione. Opsioni për prolongim, në vend të organizohet në qershor të organizohet në korrik matura shtetërore. Opsioni I dytë është, nëse organizohet në korrik të përjashtohen pyetjet që kanë të bëjën më vitin e fundit të studimeve të shkollimit. Opsioni I tretë, tërësisht shfuqizim I maturës shtetërore për këtë vit, vetëm për këtë vit shkollor. Nëqoftëse shfuqizohet tërësisht parashikohet mundësia e mbajtjes së provimeve kualifikuese vetëm për ato fakultete ku ekziston konkurencë”-theksoi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Matura shtetërore, përveç asaj që paraqet vlerësim përfundimtar në arsimin e mesëm ka për qëllim të shërbejë edhe për seleksionimin e kandidatëve për regjistrim në arsimin e lartë. Ajo mbahet sipas programeve të posaçme të provimit të cilat bazohen në programet arsimore për lëndët përkatëse të cilat janë të përfshira në listën për maturë shtetërore. Matura shtetërore përfshin: pjesën obligative, pjesën zgjedhore dhe detyrën projektuese. Zakonisht, matura shtetërore mbahet në fillim të muajit qershor./ALSAT/