Visar Ganiu: Do të sjellim ushtrinë në Çair për të mbajtur rend!?

Shpërndaje

Duke patur parasysh që javën e ardhshme fillon Ramazani, me siguri do të nevojitet që edhe në komunën e Çairit të dalin pjesëtarë të Armatës për ndihmë.

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, në një prononcim për Zhurnal është shprehur se gjatë fundjavës është caktuar një mbledhje me shtabin e krizës së komunës së Çairit, dhe mes tjerash do të diskutojnë edhe për këtë masë, gjegjësisht për të kërkuar ndihmë nga Armata e shtetit.

“Gjatë fundjavës kemi caktuar mbledhje me shtabin e krizës. Do të diskutojmë për masat e nevojshme në komunën e Çairit. Do të diskutojmë edhe për opsionin e sjelljes së pjesëtarëve të Armatës në teritorin e komunës për mbajtje të rendit. Nuk përjashtohet një ndihmë e tillë, do të shohim situatën dhe do të sjellim vendim“, është shprehur Ganiu për Zhurnal.

Lajmi i plotë: KËTU