Vjosa Osmani flet pa doreza, “ia tregon vendin” Agim Veliut

Shpërndaje

Kryeparlamentarja në detyrë, Vjosa Osmani ka qenë e ashpër sonte ndaj bashkëpartiakut Agim Veliu, duke thënë se ka marrë vendime i pari për koalicion, edhe pse nuk kishte garuar fare në zgjedhje.

‘’Ka pasë kundërshtime, herë në mënyrë të butë e të ashpër. Veliu e të tjerët, edhe pse fare nuk kishin garuar, edhe pse kishin një mundësi të tillë dhe ta ndihmonin partinë, e tani u bë zëri kryesor në vendimarrjen lidhur me koalicionin. Ne mblidheshim kurse ai jepte deklarata, para se të mblidheshim ne e të vendosnim ne’’, ka thënë Osmani

‘’Edhe në struktura të partisë, ka thënë se kjo Qeveri do të jetë jetëshkurtër. Nëse e kundërshton aq shumë partnerin e Qeverisë, pse duhet të jesh ti aty, për mua është përtej imagjinatës njerëzore. S’ka asnjë kuptim që të jesh në Qeveri, e të dalësh cdo natë me deklarata kundër. Kjo vlen edhe për zotërin Hoti, dhe ju kam thënë edhe direkt’’

‘’Unë nuk kam menduar që do të duhej të ishte Veliu ministër në një Qeveri në të cilin ai nuk beson’’, shton ajo në emisionin Desku.