Vuçiqi i zemëruar për KOST-in, paralajmëron për Gazivodën: Mos tentoni që të merrni atë

Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u shfaq i hidhëruar sot para mediave dhe lëshoi një varg akuzash drejt bashkësisë ndërkombëtare për, siç thotë ai, shpërfilljen e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai tha se e kanë ditur të ‘humbur’ sistemin energjetik por paralajmëroi për Gazivodën që të mos merret sipas tij

Nesër mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë në OKB në të cilin do të shpaloset raporti i UNMIK-ut në Kosovë dhe presidenti serb tha se deri atni qëllimisht nuk ka folur për qëndrimet e fuqive të mëdha, si dhe për anëtarësimin e KOST në ENTSO.

“Ne do të merremi dhe do të merremi me këtë publikisht. Nesër do të bisedoj me përfaqësuesit europian. Nëse dikush mendon se ka ardhur koha që fizikisht të na marrin Gazivodën e Valaqin, unë i lus që mos ta bëjnë” tha Vucic e vazhdoi të ankohet kur tha se “në Kosovë është parë që gjithë çka ju duhet fuqive perëndimore të merret vendim bëhet, ndërsa e drejta dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk i lidhin edhe aq.

“Për këtë nuk pyesin për Asociacionin e Komunave Serbe, por sistemimet transmetuese në Kosovë i duan nën kontroll- këtë e arritën me çdo çmim. Mirë atëherë, edhe kjo për ne është mësim dhe e kemi ditur me vite tanimë”.