VV dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për dekretim të Hotit

Shpërndaje

Zëdhënësi për media i VV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se Vetëvendosje momentalisht është duke proceduar në Gjykatë Kushtetuese, vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretim të Avdullah Hotit për kryeministër.Për GazetaBlic këtë e ka konfirmuar Manxhuka i cili shtoi se do të ketë edhe prononcim për media.

“Po, tashmë janë nisë deputetët, kanë me e dorëzu sot në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai për GazetaBlic.

Ndryshe, VV ka paralajmëruar edhe më herët se do ta dërgojë në Kushtetuese çfarëdo vendimi jokushtetues, sipas tyre, që do ta marrë presidenti i vendit.

Gjithashtu edhe një gjë të tillë e ka konfirmuar ministrja në detyrë e Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu për portalin Koha.

Pas dorëzimit është bërë e ditur se deputetëe kësaj partie do të prononcohen për media, ku pritet të japin deklarata të ashpra ndaj presidentit të vendit.

Thaçi vetëm pak minuta më herët bëri publik edhe dekretin në fjalë ku parashihet që Hoti nga LDK-ja të votohet si kryeministër i koalicionit të ri qeveritar.