Zaev: Urime muaji i Ramazanit, ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe paqe në familje

Shpërndaje

Të nderuar qytetarë, besimtarë të konfesionit islam,

Jemi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit i cili përveç se është një nga pesë shtyllat e islamit, njëkohësisht e shënon edhe fillimin e shpalljes së librit të shenjtë Kuranit. Libër i cili respektohet dhe praktikohet me shekuj nga besimtarët e konfesionit islam.

Në këtë muaj të bekuar, besimtarët myslimanë krahas lutjeve ditore, e kryejnë edhe obligimin e agjërimit. Iu dëshiroj të gjithë atyre dhe familjeve të tyre agjërim të lehtë, të kenë paqe, rehati, mirëkuptim, mëshirë, durim, respekt, njerëzi dhe ndihmë të ndërsjellë.

Po kalojmë në periudhë kur pande(MEDIAL)globale e virusit korona e kaploi botën, ndërsa masat për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve sollën deri në mbylljen e objekteve fetare, xhamive dhe vendeve të tjera për lutje. Kjo sigurisht nuk do t’i pengojë besimtarët që t’i bëjnë lutjet dhe ritet fetare në familjet dhe shtëpitë e tyre. Gjithnjë duke e pasur parasysh faktin se kujdesi në ruajtjen e shëndetit publik nuk është vetëm qëllim mjekësor por edhe i përbashkët.

Duke e lutur Zotin për shëndetin tuaj dhe duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranueshëm, bashkërisht të kontribuojmë që në shtetin tonë të ketë gëzim, tolerancë ndërnjerëzore dhe harmoni.