Zekiri: Nuk e kam të qartë pse opozita shmang mbledhjen e Kuvendit

Shpërndaje

Nuk është e qartë për mua pse opozita po shmang mbledhjen e Kuvendit. Nëse është e vërtetë, siç akuzojnë ata, se qeveria po praktikon një lloj arbitrariteti, atëherë pse nuk dëshiron që Kuvendi të aktivizohet?, tha nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri për “24 Vesti”.

“Sa i përket BDl-së, unë do të pyesja kur ata kanë të drejtë – tani ose në vitin 2016, kur u kthyen në Kuvend disa herë”, theksoi Muhamed Zekiri.

Ai shtoi se LSDM aktualisht nuk po shqyrton zgjedhjet, por, siç thotë ai, partia është plotësisht e përqendruar në situatën me Covid 19.

Deputeti i LSDM-së thekson se zhvillimi i zgjedhjeve do të varet nga mënyra se si zhvillohet infeksioni.