Ziadin Sela: Kemi dorzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlersim të gjendjes së jashtëzakonshme

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot përmes një konference për media ka njoftuar se Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlersim të kushtetutshmërisë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e Prezidentit të Shtetit.

Sela ka thënë se arsyeja për këtë iniciativë është fakti se Maqedonia e Veriut ka një rregullim kushtetues të demokracisë parlamentare dhe vetëm Kuvendi e ka të drejtën e shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme.

Kryetari Sela tha: Ne jemi demokraci parlamentare dhe jo prezidenciale,prandaj kemi ngritur iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlersim të vendimit të Presidentit sepse vlersojmë se kjo përbën një precedentë jo të mirë që në të ardhmen ndonjë Prezidentë mundë të keqpërdorë këtë mekanizëm për qëllime politike,grupore ose edhe personale,prandaj për të mos krijuar një shembull të këtillë,i bëjmë apel Kryetarit të Kuvendit që të konvokoj seancë të Kuvendit ku do shpalljes gjendja e jashtzakonshme ashtu siç e parasheh Kushtetuta e vendit.

Sela gjithashtu prezentoi edhe disa propozime drejtuar qeverisë në luftën kundër pandemisë me korona-virusin,përfshi edhe ndryshimin e orës policore për shkak të Muajit të Ramazanit me ç’rastë edhe uroi Besimtarët Mysliman për Muajin e Agjerimit.