Zvicra cakton datën se kur do të hapen restorantet, tregjet dhe muzetë

Shpërndaje

Këshilli Federal ka vendosur të lehtësojë më tutje masat për luftimin e koronavirusit. Kështu, siç u kumtua në prag të konferencës për emdia dhe u konfirmua në vazhdim nga presidentja e federatës Simoneta Sommaruga, risitë janë këto:

Nga e hëna, 11 maj 2020, në kushte të rrepta mund të rihapen dyqanet, restorantet, tregjet, muzetë, arkivat dhe bibliotekat, transmeton albinfo.ch. Kopshtet botanike dhe ato zoologjike do të qëndrojnë të mbyllura deri më 8 qershor 2020.

Në fazën fillestare do të të lejohen vetëm nga dy persona të ulen në një tryezë . Dy javë më vonë, numri do të rritet në katër ndërsa më gjashtë qershor do të lejohen deri nga 8 veta. Gjithashtu, duhet të sigurohet mbajtja e distancës në mes të tavolinave.

Mbajtja e masave të qarta dhe higjienike ende duhet të respektohet. Të gjitha kompanitëduhet të kenë një koncept mbrojtjeje.

Trajnimi sportiv në sportet masive është gjithashtu i mundur përsëri nga 11 maj në grupe të vogla me një maksimum prej pesë personash. Ka më pak kufizime në sportin e klasit të lartë, do të lejohen pra seancat stërvitore me më shumë se pesë persona.

Këshilli Federal gjithashtu parashikon që ndeshjet sportive të ligave të larta profesionale do të jenë të hapura për publikun nga 8 qershori i vitit 2020.

Gjithashtu, duke filluar nga 11 maji i vitit 2020, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të rregullt.

Ngjarjet e mëdha sportive artistike etj. me më shumë se 1000 njerëz do të vazhdojnë të jenë të ndaluara deri në fund të gushtit 2020.

Kjo prek mbi të gjitha festivalet e shumta muzikore gjatë verës, përcjell albinfo.ch. Në shkollat ​​fillore dhe të mesme, mësimet mund të zhvillohen përsëri në 11 maj. Vendimi qëndron te kantonet.

Në konferencen për media që po vazhdon, janë duke marrë pjesë tre ministra federalë: Presidentja (njëherësh ministre) Sommaruga, ministri i shëndetësisë, Berset dhe ai i ekonomisë, Parmelin.