​Thaçi: Luani ishte njëri prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së

Shpërndaje

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar Luan Haradinajn me rastin e 23-vjetorit të rënies heroike.

Thaçi e ka vlerësuar lart kontributin e Luanit, duke e cilësuar si njërin prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në FCB:

Sot u bënë 23 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Luan Haradinaj, një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luani ishte njeri i shëmbëlltyrës, dinjitetit, virtytit dhe krenarisë kombëtare.

Ishte fjalë pak dhe trim i rrallë. Kështu e kam njohur dhe kështu përgjithmonë do ta kujtoj.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit Luan Haradinaj dhe gjithë të rënëve për liri e pavarësi! HTH