Adnan Neziri: Qeveria e orientuar tek masat sociale kurse ekonomia po fundoset

Shpërndaje

Adnan Neziri nga Alreanca për Shqiptarët në Klan Tv duke folur për masat që ka mdërrmarrë Qeveria për të përballuar krizën ekonomike që shkaktoi pamdemia covid19,ka thënë e Qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës ekonomike sepse përveç që është vonuar shumë me marrjen e masave ajo ka ndarë një sasi shumë të vogël për të ndihmuar sektorin privat.

Duke ju referuar edhe të dhënave nga institucione ndërkombëtare,Maqedonia e Veriut është renditur e fundit në listë me vetëm 0.2% mjetë dë ndara nga buxheti për përballje me krizën.

Neziri ka thënë se Qeveria më shumë orientuar tek aspekti social i menaxhimit të krizës duke sjellë masa shumë të vonuara sa i takon ndihmës ndaj sektorit privat,prandaj ne si Aleancë për Shqiptarët disa herë kemi reaguar përmes konferencave për media duke propozuar edhe masa konkrete për të dalë me sa më pakë pasoja nga kriza ekonomike efektet e së cilës në muajt e ardhshëm do të ndjehen edhe më shumë,prandaj nevojitet reagim më i shpejtë për ti dalë në ndihmë sektorit privat,ne veçanti ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme kanë më sës shumti nevojë për ndidmë shtetrore.