Albin Kurti dhe Arben Vitia thërrasin konferencë për media pas kritikave nga Presidenti Thaçi

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajnë konferencë për medie.

Konferenca mbahet tek Ndërtesa e Qeverisë në ora 17:30.

Nuk janë dhënë detaje shtesë se për çfarë do të flitet në këtë konferencë por ajo vjen pak orë pasi Presidenti Hashim Thaçi vargoi një numër akuzash ndaj kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve të VV-së në qeverinë e Kosovës rreth menaxhimit të pandemisë.