Albin Kurti flet për 100 ditët e tij: U përballëm me pandeminë dhe Thaçin (Live)

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ku po diskutohet për qeverisjen 100 ditor të tij, ka thënë se Qeveria e përfaqëson popullin në tërësinë e tij. Kurti është shprehur se në 100 ditët e qeverisjes së tij janë ndalur keqpërdorimet, raporton Ekonomia Online.Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka krahasuar presidentin Hashim Thaçi me pandeminë e Coronavirusit. Ai ka thënë se në 100 ditët e qeverisjes së tij është përballur me pandeminë dhe një president të frustruar që e ka penguar çdo ditë punën e tij.“Në këto 100 ditë kemi marrë vendime për kursimin e parasë publike dhe ndaljen me keqpërdorimit të pozitave publike, ku pasurohej një elitë e ngushtë politike që e kontrollonte gjithë shtetin.

Nuk mund të luftohen këto për 100 ditë por, kemi bërë hapat e duhur në vendimet e duhura. Por në këto 100 ditë kishim edhe pengesa: një pandemi globale e një president të frustruar që pengon çdo ditë punën e qeverisë dhe një opozitë që u fokusua në rrëzimin e qeverisë”, tha ai.Kurti ka thënë se në 3 javët e fundit ka qenë e vështirë që qeveria ta bëjë punën siç duhet në luftimin e pandemisë sepse duhej prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. AI ka thënë se ç’kapja e shtetit ka filluar dhe kjo rrugë nuk do të ndalet. Sipas tij rruga përpara janë zgjedhjet e lira.“Ne më shumë kohë kemi kaluar duke u marrë me gjëra të tjera se sa shëndetësi. Në tri javët me kritike me COVID qeveria dhe MSh-ja kanë pasur të pamundur të koncetrohen në luftimin e pandemisë sepse duhej të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese se si të vazhdonin masat dhe të respektonim gjykatën. Ne kemi reaguar me kohë lidhur me pandeminë dhe masat e hershme dhe bashkëpunim i qytetarëve kanë qenë vendimtare në uljen e numrit të infektimeve”, tha ai.Kurti ka thënë se në rrëzimin e qeverisë janë bërë bashkë të gjithë partitë e regjimit të vjetër.“Na u bënë bashkë i gjithë regjimi i i vjetër për të rrëzuar një qevëri që është treguar e suksesshme. Pse gjithë kjo urrejtje ndaj një qeverie që ka punuar mirë dhe drejtë dhe pa kursim. Është për keqardhje trajtimi që ju është bërë qeverisë nga presidenti. Këta dh jetën e japin dhe humbjen nuk e pranojnë. Në këto 100 ditë ckapja ka filluar dhe nuk do të ndalet dhe rruga përpara janë zgjedhjet e lira dhe demokratike”, tha ai.“Secili prej ministrave është dëshmi e gjallë për këtë, duhet të dërgojmë mesazhin që qeveruia përfaqëson popullin në tërësinë e tij. Kabinet të vogël sepse jemi vend i vogël dhe paga më të vogla sepse jemi vend i varfër, edhe ndërrimi i qeverisë edhe i agjencive që menaxhojnë me paranë publike, shkarkimet në borde nuk janë hakmarrje ndaj dikujt por veprim për të instaluar llogaridhënien dhe ndaljen me abuzimin me paranë publike”, tha Kurti.

Ai është shprehur se vendi kurrë nuk mund të ecën përpara nëse promovojmë njerëz në bazë të afërsisë familjare e jo asaj profesionale.“Duhet ta kuptojmë që kurrë nuk do të bëhemi shtet prosperues nëse modeli i njerëzve që promovojmë është mbi bazën e afërsisë familjare dhe jo profesionale”, tha ai.Ai ka thënë se në 100 ditët e qeverisë së tij janë ndalur keqpërdorimet dhe se nga zvogëlimi i kabinetit kursehen 1.4 milionë euro në vit.“Për mua ka rëndësi që prindërit në Gjakovë apo Drenas që i rrisini fëmijët e tyre me mund dhe djersë me këto vlera mund të ecim përpara. Kështu i shoh veprimet që i kemi marrë në këto 100 ditë veprim i shpejtë që kemi ndërruare në ndaljen e keqpërdorimit të vendimeve, 192 vendimeve nga qeveria dhe unë si ministër pa përmendur 10 vendime të secilës ministri,nga zvogëlimi i kabinetit do të kursejmë 1.4 milionë euro në vit, heqja e privilegjeve të shumta do të kursej mbi 300 mijë euro në vit dhe do të reflektoj në jetë”, shtoi Kurti.Kurti ka lavdëruar secilën ministri me radhë. Sipas tij Ministria e Shëndetësisë e ka bërë Kosovën shtet të suksesshëm në botë. “Ministria e Infrastrukturës ka anuluar ndërtimin në Badoc, Ministria e Shëndetsisë e ka bërë Kosovën shtet të suksshëm nëpër botë. Nga ministri i Bujqësisë nuk janë vazhduar 60 kontrata të cilat ishin vazhduar nga 3 muaj deri në 10 vite rresht, mbi 20 pozita fiktive janë eliminuar nga ministri i transfereve . Anulimi i projektit të Zonës Ekonomike në Malishevë, në Telekom janë reduktuar shpenzimet e panevojshme, kursimi vjetor është mbi 550 mijë euro, në Ministrinë e Kthimit dhe komuniteteve ka vazhduar aksioni për kthimin dhe riatdhesimin”, ka thënë Kurti.Ai ka folur edhe për mësimin online të organizuar nga Ministria e Arsimit. Kurse për ministrinë e Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se e ka bërë kthimin e qytetarëve në pandemi.“Janë miratuar vendime për kthimin e diplomatëve që kanë përfunduar misionin, është bërë kthimi i meritokracisë. Ministria e Mbrojtjes ka punuar në modernizimin e Forcës së “, tha ai.Në këtë mbledhje kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka kërkuar që ministrat të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta.Në pikë të rendit të ditës është shqyrtimi i raportit të punës dhe ndonjë pikë tjetër mund të shtohet nëse ka kërkesa.Këtë mbledhje Kurti e ka nisur duke kujtuar masakrën e Korishës. Ai ka shprehur ngushëllime edhe për personat që kanë vdekur nga Coronavirusi.