Albulena Haxhiu i kthehet ashpër Time Kadriajt: Çfarë niveli keni rënë, je dhe doktoreshë!

Shpërndaje

Ministria në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nëpërmjet një shkrimi në Facebook i ka reaguar deputetes së AAK-së , Time Kadriajaj pas publikimit të lajmit nga kjo e fundit se disa aktivistë të VV-së janë amnistuar duke i liruar nga Karantina.Haxhiu thekson se Kadrijaj për të dëmtuar politikisht sot ka publikuar emrat dhe diagnozat e disa persona gjë që është në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane.“Kjo çfarë bëri sot znj. Kadriaj është kulmi.

Për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre. Pra, zonja Kadriaj që vetë thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën. Kjo është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane.Jam e shokuar nga ky nivel.” shkruan Haxhiu në Facebook.