Aleanca për Shqiptarët; Me rishikimin buxhetor prioritet zgjedhjet dhe jo ekonomia

Shpërndaje

Edhe me këtë rishikim buxhetor vazhdon logjika e njëjtë edhe pse në kohë krize, theksohet dimensioni politik dhe jo ai financiar dhe ekonomik i buxhetit, tha Elmi Aziri në një konferencë për shtyp.

Me këtë rishikim Qeveria e demanton veten në të gjitha skenarët që i paraqitën deri më tani. Zvogëlimi i të hyrave buxhetore në skenarin më optimist të Ministrisë së Financave parashihte zvogëlim prej 20%, ndërsa të njëjtat janë planifikuar me zvogëlim vetëm për 11,5%! Duke qenë të kufizuar në informata, dhe duke mos e ditur ende dinamikën e ristartimit dhe hapjes së ekonomisë, thjeshtë dyshojmë se ky është planifikimi i qëndrueshëm i të hyrave buxhetore.

Ndoshta planifikohet edhe ndonjë rritje tatimore si ajo e akcizave së fundmi. Paralajmërimi i shkurtimit të shpenzimeve publike deri më 2% u shndërrua në rritje prej 1.4% (53.7 milion euro). Arsyetimi se është rritje më e vogël e shpenzimeve publike se në shtetet si Gjermania, Finlanda s’do koment.

Edhe pse u paralajmërua rritje dhe dinamizm i investimeve kapitale më se të nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike, prapë u sakrifikuan, duke u zvogëluar me 4.2 miliard denar, ndërkohë që shpenzimet vijuese rriten për 9.6 miliard denar!

Zvogëlim i rrogave dhe kompensimeve për vetëm 0.4% shpreh tendencën e deritanishme të punësimeve parazgjedhore, dhe mos shkurtimin e shpenzimeve operative (tanimë të ndërprera për shkak të mos aktivizimit) të funksionarëve partiak, të punësuarve me kontratë në vepër para shpalljes së zgjedhjeve dhe për stimulimin e aktivizimit partiak!