Ali Ahmeti: Gëzuar ditëlindjen Europë (Video)

Shpërndaje

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar ditën e Europës nëpërmjet të postimit të një video të përgaditur pikërisht për 9 majin.

“Erdhi dita miq, ta gëzojmë. Pas shumë përpjekjesh e mund, ia dolëm më në fund ta çojmë vendin drejt ëndrrës europiane, drejt të ardhmes së sigurt.

Sot jemi të barabartë, anëtar të NATOsë dhe me perspektivē të garantuar europiane. Miq, kjo është e ardhmja e sigurt për të cilën punuam aq shumë.
Ia dolëm, bashkë!

Gëzuar ditëlindjen Europë!” shkruan Ahmeti në profilin e tij zyrtar në Facebook.