Ali Ahmetit nuk i pëlqeu pyetja, ofendon gazetarin: Qenke vegetosur! (Video)

Shpërndaje

Pas përfundimit të takimit të liderëve politik tek presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ku nuk u arrit marrëveshje lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve, liderët e partive politke iu përgjigjën edhe pyetjeve të gazetarëve, përcjell in7.

Kështu kreu i BDl, Ali Ahmeti i pyetur nga gazetari i in7.tv lidhur me dënimin e shqiptarëve që në karantinë nuk kanë pranuar të nënshkruajnë dokumentet që kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase dhe për shkak të kësaj ata edhe janë dënuar, ai i është përgjigju në mënyrë shmë fyese duke i thënë se nëse një gjë e tillë është e saktë atëherë denoncoje.

“Qenke i vegetosur, denonconi, nuk pajtohem me këto vendime, por ti qenke me vegetë”, iu drejtua Ahmeti gazetarit, vetëm pse e pyeti a do të thonë që këto dënime tregonjë se BDl është e pafuqishme në qeveri.

Nga minuta 25.00: VIDEO