Ambasadori britanik thotë se Kushtetuesja duhet të vendos në mënyrë të pavarur dhe pa frikë

Shpërndaje

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

“Në funksion të lëvizjeve të fundit politike, besoj se është po aq e rëndësishme sa kurrë që Kushtetuta, dhe proceset që ajo mbulon, të respektohen nga të gjithë aktorët politikë”.

” Kjo përfshin rolin e Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të jetë në gjendje të diskutojë në mënyrë të pavarur, pa frikë ose favor, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore kosovare. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova

Gjatë ditës Gjykata Kushtetuese do të vendos për kushtetueshmërinë e dekretit të presidentit, Hashim Thaçi rreth të propozuarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër.