Asgjësohet 85 ton ushqim i pasigurtë

Shpërndaje

Më shumë se 85 tonë ushqim të pasigurt ka asgjësuar shërbimet inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) dhe operatorët për ushqim nga muaji janar deri në muajin mars të këtij viti. Pjesa më e madhe e ushqimit të pasigurt, gjegjësisht 68.541 kilogramë i kanë tërhequr vetë operatorët në pajtim me HACCP planet e implementuara, ndërsa inspektorët për ushqim dhe veterinerët zyrtarë, si të pasigurta kanë asgjësuar 17.173 kilogramë ushqim.

“Nga gjithsej ushqimi i pasigurt i asgjësuar nga ana e inspektorëve për ushqim dhe veterinerët zyrtarë në tremujorin e parë të këtij viti, 277 kilogramë ishte ushqim me prejardhje jo shtazore, ndërsa ushqimi tjetër me prejardhje shtazore. Nga fillimi i vitit e deri në muajin mars shërbimet inspektuese të AUV-së kanë zbatuar gjithsej 12.699 kontrolle dhe për parregullsitë e konfirmuara (mosrespektim të rekomandimeve dhe masave për përballje me virusin KOVID-19, por edhe dëmtime të sipërfaqeve të punës, zbatim jo adekuat të HACCP procedurave dhe procesverbale të parregullta, libreza të pauzhurnuara sanitare të të punësuarve, mos harmonizime lidhur me higjienën në objekte, shënim jo adekuat të prodhimeve dhe dëmtime të )”vitrinave të ftohta.., janë shqiptuar gjashtë urdhra për heqjen e parregullsive, një masë ndalesë dhe tre masa edukim të operatorëve”, thuhet në kumtesën e AUV-së.

Për parregullsitë e konfirmuara inspektorët kanë sjell 851 vendime për largimin e tyre, kanë shqiptuar 13 gjoba për operatorët me ushqim, kanë zbatuar 423 edukime dhe kanë parashtruar 5 kallëzime kundërvajtëse.

AUV, shtohet në kumtesë, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe bashkësinë e biznesit. Në linjën telefonike falas për konsumatorët 0800 3 22 22 dhe në adresën elektronike të AUV-së, në çdo kohë mund të paraqiten parregullsi në pikëpamje të sigurisë së ushqimit dhe respektimit të rekomandimeve dhe masave për mbrojtje nga koronavirusi.