ASH Dega Strugë: Ndërtimet e paligjshme në Strugë bëhen me dijeninë e kryetarit të Strugës

Shpërndaje

Sjellja arrogante dhe e papërgjegjshme e Kryetarit të Komunës së Strugës, tregoi edhe njëherë se ndërtimet e egra në Strugë bëhen me dijeninë, aminin dhe për më tepër me stimulimin e tij. Shumica e atyre që ndërtojnë rreth liqenit e jo vetëm, thonë të njëjtat fjalë: “Jemi marrë vesh me Ramizin”. Ky shkatërrues i çdo vlere dhe pasurie të qytetarëve të Strugës, nuk e ka vendin aty.

Fatkeqësisht, institucionet po shndërrohen në vegël të kr*imit dhe kr*iminelëve si Ramizi. Ftojmë edhe njëherë Policinë, Prokurorinë, Gjykatën, Qeverinë, të marrin masa sa nuk është bërë vonë. Pasuria jonë po shkatërrohet dhe uzurpohet, derisa kr*imi i organizuar po lulëzon në çdo cep të Strugës.

Aleanca për Shqiptarët, Dega Strugë