ASH: Demokracia nuk ka kuptim pa lirinë e medias

Shpërndaje

Sot është 3 Maji Dita ndërkombëtare e Lirisë së medias. Është pikërisht një ditë që na kujton punën e mediave dhe gazetarëve që e bëjnë për çdo ditë, në interes të lajmit, informimit por, edhe të zbulimit të vërtetës e cila shpeshherë ngelë e pazbuluar.

Sa më shumë të jenë të pavarur dhe profesionist mediat dhe gazetarët aq më tepër i ndihmojnë demokratizimit të vendit dhe qytetarëve të tyre. Zëri kritik i tyre ndaj Qeverisë por, edhe opozitës duhet të shërbej si korrektues i politikave të tyre.

Fatkeqësisht në Maqedoninë e Veriut, gazetarët nuk e gëzojnë plotësisht lirinë e shprehjes, ata janë keqtrajtuar, madje në mënyrë të dhunshme janë larguar edhe nga Kuvendi i RMV-së, ashtu siç ndodhi nga Qeveria e kaluar.

Maqedonia e Veriut renditet e 92-ta në listën e vendeve sipas lirisë së medias, duke qenë pas Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës e Shqipërisë. Të dhënat nga hulumtimi i RWB-së(Reporterët pa Kufij) tregojnë se vendi ynë ende ka shumë punë për të bërë sa i përket kësaj sfere që është shumë e rëndësishme për informim të drejtë dhe të saktë të qytetarëve. Sa më të pavarur të jenë mediat, aq më saktë informohet masa.

Aleanca për Shqiptarët në disa raste ka potencuar se një ndër qëllimet kryesore ka arritjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, si dy liri që mbrohen dhe garantohen edhe me shumë konventa ndërkombëtare.

Punonjësit mediatik gjithmonë janë në fushë betejë ashtu si edhe sot që në kohe pandemie vënë në rrezik jetën e tyre, duke qenë në kërkim të lajmit, duke raportuar nga zona të ndryshme për të siguruar informacione për qytetarët, andaj meritojnë respekt dhe mirënjohje të thellë.

Media, gazetar Ju jeni mbrojtësit e denjë të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të shoqërisë, pa Ju demokracia e vërtetë e ka të pamundur funksionimin e saj.