Aziri: Ku qëndron dallimi në mes faljes së Xhumasë dhe faljes së Bajramit rreth mundësisë së përhapjes së virusit!

Shpërndaje

Nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri ka reagur ndaj pushtetit aktual, për vendosjen e orës policore gjatë festës së Fitër Bajramit, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Ku qëndron dallimi në mes faljes së Xhumasë dhe faljes së Bajramit rreth mundësisë së përhapjes së virusit!

Është mirë që Qeveria të lejojë faljen e namazit të Bajramit natyrisht duke i respektuar të gjitha rregullat e distancimit fizik dhe mbrojtjes! Në funksion të kësaj mundë edhe të kufizohet numri i personave që do të kryejnë këtë ritual në Xhami dhe të jenë në dispozicion edhe objekte të tjera publike si sallat sportive të shkollave, oborret e shkollave dhe objekte të tjera publike!